“Ikonat e Shqipërisë”

Flasim për Ikonat e Shqipërisë
Muzeu i Luvrit organizon një konferencë kushtuar bashkëpunimit kulturor e diplomatik për ekspozitën “Ikonat e Shqipërisë: Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar”, që qëndron e hapur prej 13 qershorit në Muzeun e Arteve të Bukura në Shamberi, Francë.

Ekspozita ka pritur një numër të lartë vizitorësh, kryesisht nga Franca, Italia dhe Zvicra, të cilët kanë shfaqur shumë interes mbi ikonat e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe historinë e ikonografisë, duke mësuar në këtë mënyrë më shumë rreth Shqipërisë. Së fundmi, përvoja e ekspozitës është plotësuar edhe me botimin e një katalogu shoqërues, ku studiues nga Shqipëria dhe Franca hedhin dritë mbi historinë e artit ikonografik në Shqipëri.

Në konferencën e organizuar në Muzeun e Luvrit, do të flasin Nicolas Bousquet, Drejtor i Muzeut të Arteve të Bukura të Shamberisë, dhe Maximilien Durand, Drejtor i Departamentit të Arteve të Bizantit dhe të Krishterimeve të Orientit në Muzeun e Luvrit.

E mërkurë, 16 shtator 2026
Ora 18:00
Salle des 80, Muzeu i Luvrit