Kolektivi artistik Satellite Zone do të përfaqësojë Shqipërinë në Platforms Project, një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare të dedikuara platformave dhe kolektivëve të pavarur të artit bashkëkohor. Me ekspozitën “In Movement”, 4 artistët e rinj eksplorojnë lëvizjen si forcë që gjeneron kuptim, transformim dhe dialog, përmes skulpturës, instalacionit, performancës dhe mediumeve të tjera artistike.
Kapnergostasio, Athinë
15–21 shtator 2026
Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nëpërmjet CulturAlb.