U hap ekspozita e Edi Hilës në Hamburger Kunsthalle më 24 prill, kuruar nga Corinne Diserens. Punët e tij u shoqëruan me krijimet e artistes Thea Djordjadze. Nëpërmjet veprave më përfaqësuese, Hila ndriçoi rrugëtimin e tranzicionit shqiptar, me punë emblemë si “Njerëzit e së ardhmes”, “Tenda mbi çatinë e makinës”, “Paradoks” dhe “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”. Një ekspozitë që u mirëprit fuqishëm nga publiku dhe kritika.