Në edicionin e sivjetëm “Small Montmartre of Bitola”, artistët e vegjël u vlerësuan me çmime të rëndësishme për krijimtarinë dhe shpirtin e tyre artistik. Sabrina Pogoni, Rubina Bejaj dhe Paola Terpollari morën çmimin e artë “Golden Palette”, ndërsa Emili Lahukaj, Livia Kokthi dhe Flavia Kokthi u nderuan me diploma për punimet e tyre të veçanta. Një falënderim i veçantë për mësuesen e artit, e cila u vlerësua me çmimin prestigjioz “Professor Kosta Hadji-Antonovski” për përkushtimin dhe prezantimin e shkëlqyer të talenteve të reja shqiptare.
















