Tenori shqiptar Saimir Pirgu rikthehet në skenën e Opernhaus Zürich me “Les Contes d’Hoffmann”, një nga veprat më të dashura të repertorit francez. Nga data 28 qershor publiku zviceran do të ketë mundësinë të dëgjojë live interpretimin e tij, i cili vazhdon të frymëzojë dhe magjepsë skenat më të rëndësishme operistike në botë.