Anila Balla, regjisore teatri, aktore dhe producente filmi nga Tirana, përfaqëson Shqipërinë në një prej rezidencave më interesante të artit performativ këtë verë: Ibérica: Performance Art Residency & Festival në Spanjë. E njohur për projektet e saj që ndërthurin artin me angazhimin shoqëror dhe dialogun komunitar, Anila ka sjellë në vëmendje temat e lirisë, shtypjes dhe identitetit përmes formave të ndryshme skenike dhe vizuale. Gjithashtu ajo është që prej vitit 2022 anëtare e European Film Academy. Filmi i saj i shkurtër The News ka fituar çmimin “Best Short” në Flickerfest në Sydney dhe është përzgjedhur si kandidat për çmimet EFA, duke shënuar një tjetër sukses për një zë të veçantë të skenës bashkëkohore shqiptare.


