Shqipëria në Asamblenë e Përgjithshme të WIPO

Shqipëria do të organizojë më 10 korrik 2025 një aktivitet të posaçëm në selinë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë, si pjesë e Asamblesë së Përgjithshme ku pritet të marrin pjesë mbi 600 delegatë nga e gjithë bota. WIPO, një agjenci e Kombeve të Bashkuara, udhëheq zhvillimin e një ekosistemi global të balancuar të pronësisë intelektuale që promovon inovacionin, kreativitetin dhe qëndrueshmërinë. Me 193 shtete anëtare, WIPO mbështet kulturat dhe ekonomitë nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave krijuese dhe industriale. Ngjarja e Shqipërisë do të sjellë një program artistik me valle tradicionale dhe muzikë nga trevat shqiptare, si dhe një prezantim të veçantë mbi treguesit gjeografikë dhe shprehjet kulturore tradicionale. Kjo është një mundësi e veçantë për të treguar para botës identitetin dhe pasuritë unike kulturore të vendit tonë.