Në një ekspozitë të hapur mes Alpeve Zvicerane, artisti Sislej Xhafa prezanton projektin “family album Woven Soil”, pjesë e SAC Art Exhibition në Gemmipass, Zvicër, nga 6 Korriku deri më 12 Tetor 2025. I njohur për qasjen e tij konceptuale dhe shpesh ironike ndaj temave sociale dhe politike, Sislej Xhafa eksploron identitetin, migracionin dhe përkatësinë me mjete që sfidojnë format tradicionale të artit. I lindur në Pejë dhe aktualisht aktiv në Itali dhe ndërkombëtarisht, ai mbetet një nga artistët më të spikatur të artit bashkëkohor me origjinë shqiptare. Instalacioni në natyrë lidh imazhet intime me një mjedis të papritur malor, duke krijuar një reflektim poetik mbi kujtesën dhe rrënjët.

