Edicioni i 5-të i Rame Lahaj International Opera Festival

Në kuadër të edicionit të pestë të Rame Lahaj International Opera Festival, më 2 gusht, Sheshi Skënderbej mirëpret një koncert të jashtëzakonshëm me tenorin e njohur Rame Lahaj, sopranon Nino Machaidze dhe bas-baritonin Dario Russo, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Radio Televizioni Shqiptar, nën dirigjimin e Roberto Rizzi Brignoli. Kjo ngjarje e rrallë vjen si një bashkëpunim i veçantë duke sjellë artin operistik sa më pranë publikut.