Kinemaja shqiptare në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Kinemaja shqiptare pati një prezencë të spikatur në edicionin e këtij viti të Sarajevo Film Festival, me dy projekte të rëndësishme. Fantasy i regjisores Kukla Kesherovic, me premierë rajonale në Sarajevë pas premierës botërore në Locarno, solli në ekran aktorët shqiptarë Suela Bako, Romir Zalla dhe Rozafa Çelaj, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikës. Burri i Shtëpisë i regjisorit dhe skenaristit Andamion Murataj, me premierë botërore në këtë festival, ofroi një reflektim të fuqishëm mbi identitetin dhe përjetimin njerëzor. Filmi, bashkëprodhim mes disa vendeve europiane, u mirëprit me interes të madh dhe emocion. Dy filma, dy qasje të ndryshme, por një mesazh i përbashkët: fuqia e artit shqiptar për të ndërtuar ura kulturore dhe për të qenë pjesë e gjallë e kinemasë evropiane.