Musica Nova “á Quattro” – kuarteti më i ri i Ansamblit Musica Nova, ku katër muzikantë të rinj shqiptarë bashkojnë talentin dhe përvojën për të eksploruar tingujt e kuartetit të harqeve: Xhudi Dodaj – Violinë; Xhulia Dodaj – Violinë; Stela Bello – Violë; Remino Sula – Violonçel. Të gjithë anëtarë të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ata sjellin në këtë formacion profesionalizmin orkestral dhe kurajën për të eksperimentuar, duke ndërtuar ura mes traditës klasike dhe rrymave të reja muzikore. Këtë vit, Musica Nova “á Quattro” do të përfaqësojë Shqipërinë në Çmimin Ndërkombëtar “Filippo Nicosia” dhe Masterclass, që zhvillohet më 28–30 gusht në Villa Medici Giulini, Briosco – Itali. Një hap i rëndësishëm për prezencën e muzikës klasike shqiptare në skenën ndërkombëtare.
