Magjia e Kukullave Shqiptare Mbërrin në Amerikë

Për herë të parë në SHBA, Teatri Kombëtar i Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës sjell magjinë e skenës për fëmijët në gjuhën shqipe. Dy shfaqje të veçanta – “Qeni që nuk dinte të lehë” dhe “E bija e Hënës dhe e Diellit” – do t’u ofrojnë fëmijëve të diasporës një përvojë unike, plot ngjyra, të qeshura dhe emocion. Një hap i rëndësishëm për ruajtjen e kulturës shqiptare përmes artit të kukullave, duke e sjellë traditën tonë pranë brezave të rinj.