“Holding” është ekspozita e re e artistes Gerta Xhaferaj, në bashkëpunim me Sophia Eisenhut dhe me një kontribut nga Arnisa Zeqo, kuruar nga Yana Kadikova, e hapur në Courtney Jaeger, Basel gjatë Kunsttage. Ekspozita eksploron format e kujtesës, hapësirës dhe intimitetit përmes një ndërthurjeje mes artit vizual dhe performancës, duke krijuar një hapësirë reflektimi mbi mbajtjen, kujdesin dhe fragjilitetin. Gerta Xhaferaj është një artiste dhe studiuese vizuale që punon mes Tiranës dhe Bazelit. Praktika e saj hulumton marrëdhënien mes trupit dhe hapësirës, si dhe format përmes të cilave arti bëhet mjet komunikimi dhe përjetimi kolektiv. Mbështetur nga Culturalb dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), si pjesë e përpjekjeve për të afirmuar artin bashkëkohor shqiptar në skenën ndërkombëtare.















