Ekspozita “Kujtesa e Lëkurës”

Ekspozita vetjake e artistit bashkëkohor shqiptar Oltsen Gripshi, me titull “Kujtesa e Lëkurës”, e kuruar nga Rosanna De Cicco (historiane arti dhe kuratore), u hap në Museo Nazionale del Sannio. “Kujtesa e lëkurës” është një koncept që ndërthur filozofinë, neuroshkencën, psikologjinë dhe letërsinë, duke iu paraqitur publikut si një formë e veçantë e ruajtjes dhe rikujtimit të përvojave të trupit në kohë-hapësirë. Në fenomenologjinë e artit bashkëkohor, sipas Gripshit, lëkura simbolizon kufirin midis individit dhe botës, duke shërbyer si një sipërfaqe mbi të cilën projektohet identiteti, kujtesa dhe përvoja e mishëruar brenda secilit prej nesh. Ajo shndërrohet kështu në një hartë epistemotopografike të qenies njerëzore.