Edicioni i 3-të i Gjon Mili IVAF

Në kuadër të edicionit të tretë të Gjon Mili IVAF, artistët shqiptarë do të kenë mundësinë të prezantojnë krijimtarinë e tyre në Dolby Professional Screening Room dhe Producers Club Theatres, hapësira ikonike dedikuar kinemasë. Nga 27 shtator deri më 4 tetor 2025, ky event që zhvillohet në zemër të Nju Jorkut u jep artistëve tanë mundësinë të paraqiten përpara një publiku të ri ndërkombëtar dhe të bëhen pjesë e një dialogu kulturor më të gjerë.