“Një mijë e një fije” nga stilistja Moralda Durra

Koleksioni “Një mijë e një fije” i stilistes Moralda Durra u prezantua me sukses në Four Seasons Hotel, Milano, si një homazh bashkëkohor për Xhubletën – veshjen më të hershme shqiptare që sjell fillesat e trashëgimisë sonë kulturore në një kontekst modern dhe konceptual. Një paraqitje që lidhi traditën me vizionin bashkëkohor të modës dhe që u mirëprit me emocion nga publiku ndërkombëtar. Mbështetur nga Culturalb dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.