Estela Koni – një emër i modës shqiptare me vizion ndërkombëtar. E formuar në Milano, kryeqytetin botëror të modës, Estela Koni prej më shumë se dhjetë vitesh drejton në Shqipëri një atelier të modës së lartë, të njohur për elegancën dhe ekskluzivitetin. Ajo arrin të shndërrojë çdo veshje në një vepër arti, duke bashkuar traditën sartoriale me risinë bashkëkohore. Gold Woman by Estela Koni është një brand unik i çantave luksoze, të punuara krejtësisht me dorë mbi lëkurë të cilësisë më të lartë dhe të zbukuruara me qëndisje artizanale shqiptare. Mbi 300 orë pune qendisjeje dhe perfeksioni i konfeksionimit italian i japin secilës çantë statusin e një simboli të elegancës dhe luksit – një shprehje autentike e haute couture, krenarisht Made in Albania.











