Një udhëtim në kujtesën shqiptare, përmes dokumenteve, hartave, kartolinave e objekteve që rrëfejnë historinë tonë që nga shekulli XVI. Ekspozita e koleksionistit Panajotis Koliomihalis sjell në dritë thesare të rralla të kulturës shqiptare — një rrëfim i dashurisë për atdheun, i mbledhur me pasion që prej vitit 1968. Zbuloni copëza të së shkuarës që flasin për identitetin, zakonet dhe trashëgiminë tonë në çdo cep të botës.