Një udhëtim poetik dhe muzikor në universin e Fan Nolit vjen në Tetovë me “FANOLIADA”. Blerina Shalari do të vendosë nota pas fjalëve të thella të Nolit, duke i kthyer vargjet e tij në ritme të ndjera dhe bashkëkohore, dhe Dritan Boriçi, aktori që do t’i japë gjallëri dhe thellësi emocionale çdo teksti, do të ndërtojë urën mes poezisë dhe skenës. Një performancë ku fjala, zëri dhe muzika bashkohen për të krijuar një përvojë të veçantë artistike.