Sead Kazanxhiu – Finalist i Çmimit Ndërkombëtar “Tajsa Roma Cultural Heritage Prize 2025”

Përgëzime artistit Sead Kazanxhiu është përzgjedhur si Finalist i çmimit ndërkombëtar “Tajsa Roma Cultural Heritage Prize 2025” – një nga vlerësimet më të rëndësishme të artit rom në Evropë. Kazanxhiu, artist multidisiplinar me bazë në Tiranë, njihet për punën e tij në pikturë, instalacion, video dhe performancë, duke trajtuar identitetin rom, kujtesën dhe narrativat bashkëkohore kulturore. Punët e tij janë ekspozuar në ngjarje të mëdha ndërkombëtare si Triennale Milano 2025, Documenta 15 (Kassel, 2022) dhe Manifesta 14. Ai është gjithashtu themelues i Parking Art Gallery, një hapësirë e dedikuar mbështetjes së artistëve të rinj dhe praktikave eksperimentale.