Abi Shehu

Abi Shehu (lindur në vitin 1993 në Lezhë, Shqipëri) është një artiste vizuale multidisiplinare, kërkimi artistik i së cilës mund të përshkruhet si një “arkeologji e të pavetëdijshmes”. Përmes një kombinimi të artit vizual dhe atij mediatik, nga instalacioni te arti i zërit, ajo krijon peizazhe që mishërojnë dimensionet e papërfaqësueshme dhe të panjohura të njerëzve, shoqërive, vendeve dhe ngjarjeve historike. Veprat e Shehut janë ekspozuar në Westfälische Kunstverein (Münster), Voloshyn Gallery (Miami), Hauser & Wirth (Menorca), Manifesta 14 (Prishtinë), Zeta Gallery (Tiranë), “In Waves” me Women in Covid (vende të ndryshme), Bazament Art Space (Tiranë), Galeria e Bregdetit (Vlorë), EMOP (Berlin), Kino Rinia (Prishtinë), CLB (Berlin) dhe ArtHouse (Shkodër).