Alban Nimani’s Albanian Playlist

Albanian Playlist sjell këtë javë një legjendë të vërtetë të muzikës shqiptare – Alban Nimani. Zëri i padiskutueshëm i rock-ut alternativ dhe një nga pionierët e skenës moderne muzikore shqiptare, Nimani sjell një mozaik tingujsh, emocioni dhe tradite. Ai u bë i njohur si vokalisti i grupit ikonik Asgjë Sikur Dielli, ndërsa sot vazhdon të ndikojë në skenën kulturore përmes projekteve solo dhe bashkëpunimeve ndërdisiplinore.