“BLOOM” u vlerësua me çmim në Big See Product Design Awards 2025

“BLOOM” – koleksioni i punuar me dorë nga Thurje Handmade dhe dizajnuar nga Gea Madhi i Arkadë Studio – u vlerësua me çmim në Big See Product Design Awards 2025 në Ljubljanë, Slloveni. Ky koleksion është një shembull i jashtëzakonshëm i krijimtarisë, mjeshtërisë dhe bashkëpunimit, që ndërthur traditën artizanale shqiptare me dizajnin bashkëkohor. Ky sukses është një dëshmi e fuqisë së inovacionit shqiptar në skenën ndërkombëtare të dizajnit.