Burim Myftiu ka ndërtuar një rrugëtim unik në botën e fotografisë, duke e kthyer objektivin në një dritare që e ka lidhur Shqipërinë me skenën ndërkombëtare. Veprat e tij ndodhen në koleksione të rëndësishme nëpër botë dhe janë vlerësuar me çmime të shumta. Si themelues dhe drejtor artistik i FOTOIST – International Photography Festival, ai ka krijuar një hapësirë të re dialogu për fotografinë bashkëkohore.