Cirku Kombëtar shkëlqen në Zvicër

Trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e Fàrbifestival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor që mahniti publikun! Mbrëmjet u moderuan me shumë stil nga Shqipe Sylejmani dhe Marguerite Meyer, ndërsa në sallë kishim kënaqësinë të kishim pranë përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës. Ky është vetëm fillimi! Kalendari ynë do të pasurohet edhe me më shumë evente ndërkombëtare, krahas turneve në qytetet e Shqipërisë.