Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Arkitekturës festojmë krijimtarinë, vizionin dhe rolin transformues të arkitekturës në mënyrën si ndërtojmë botën tonë. Në këtë ditë, rikthehemi te Bienalja e Arkitekturës, Venecia 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti. Pavijoni Shqiptar, pjesë e këtij edicioni, qëndron i hapur për publikun deri më 25 Nëntor 2025, duke ofruar një hapësirë reflektimi mbi identitetin, hapësirën dhe mënyrën se si ndërtojmë të ardhmen përmes dizajnit.