Dren Abazi është këngëtar, kompozitor dhe producent, si dhe themelues i Zig Zag Orchestra, një grup i njohur në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit. Muzika e tij është një bashkim i veçantë i tingujve ballkanikë me jazz dhe rock, duke krijuar një stil alternativ dhe eklektik që e ka bërë atë një nga zërat më origjinalë të skenës shqiptare. Me një karrierë që shtrihet edhe në skena ndërkombëtare, ai sjell një përvojë muzikore ku bashkohen ndjeshmëria poetike dhe energjia urbane. Në playlistin e tij për Culturalb, Dreni ndan një përzgjedhje këngësh që pasqyrojnë këtë univers muzikor të shumëngjyrshëm.

