Driant Zeneli në Sharjah Biennal 16! 15 qershori është dita e fundit për të parë veprën e artistit Maybe the Cosmos is not so extraordinary! Tema e Bienales “to carry” eksploron çfarë njeriu sjell me vete: kujtime, histori, shpresë, traumë dhe emocion. Kjo përcillet përmes Zenelit në një dhomë konceptuale ku hapësira merr formën e një utopie kozmike, përmes së shkuarës me kujtime, e të ardhmes me imagjinatë. Maybe the Cosmos is not so extraordinary (2019) dhe murali Towards the Mineral of Chrome (2024) marrin frymëzim nga romani fantastiko-shkencor i vitit 1983 i Arion Hysenbegas, On the Way to Epsilon Eridani – një vepër që rikthehet në qendër përmes një instalacioni që ndërthur kujtesën kulturore me vizionin spekulativ të së ardhmes. Kurimi: Alia Swastika, Amal Khalaf, Megan Tamati-Quennell, Natasha Ginwala dhe Zeynep Öz.














