Në Ditën Botërore të Mjedisit, këtë 5 qershor, artisti bashkëkohor nga Kosova, Driton Selmani na bën të shohim plastikën me tjetër sy. “Do doja të ishe një qese plastike që të ishe e përjetshme.” shkruan Selmani, një nga qindra frazat që mbushin faqet e shënimeve të tij, ku na kujton se arti mund të jetë edhe një thirrje për ndryshim. Ajo që lëmë pas, flet për ne.