Edicioni i vitit 2025 i Festival du Périgord Noir

Shqipëria në zemër të Périgord Noir! Edicioni i vitit 2025 i Festival du Périgord Noir i kushtohet trashëgimisë muzikore të Mesdheut, me një program të veçantë dedikuar Shqipërisë. Nga koncertet e Besa Cane dhe Tedi Papavramit, te diskutimet me emra si Anri Sala, Angelin Preljocaj dhe Ornela Vorpsi — ky festival bëhet një dritare e jashtëzakonshme për artin dhe zërin shqiptar në Francë. Mbështetur nga Culturalb dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.