En Route II nga Ornela Vorpsi

Veprat e artistes shqiptare Ornela Vorpsi udhëtojnë drejt Pekinit si pjesë e ekspozitës “En Route II”, në HdM Gallery, nga 5 Korrik deri më 4 Shtator 2025. E njohur për qasjen e saj ndërdisiplinore mes fotografisë, instalacionit dhe letërsisë, Vorpsi sjell në këtë ekspozitë një dialog të ndjerë mes individit dhe peizazheve bashkëkohore duke eksploruar temat e identitetit, migrimit dhe feminitetit në botën e sotme.