Evi Gjoni i bashkohet Talents Sarajevo 2025

Regjisorja shqiptare Evi Gjoni do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin 2025 të Talents Sarajevo, si pjesë e programit prestigjioz të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës. E përzgjedhur mes 560 aplikantësh nga 20 vende, Gjoni do të marrë pjesë në seksionin Script Station, një platformë që bashkon regjisorë e skenaristë nga mbarë rajoni. E njohur për filmin “Sheets”, i cili ka fituar çmime në festivale në Tiranë, Lisbonë, Londër, Trieste etj., Gjoni vazhdon të spikasë me projekte që ndërthurin ndjeshmërinë artistike dhe qasjen novatore në tregimin kinematografik.