Jonida Prifti është mes pesë finalistëve për çmimin Strega

Jonida Prifti, është përzgjedhur mes pesë finalistëve të Çmimit Strega Poesia 2025, një prej vlerësimeve më të rëndësishme për poezinë në Itali. Me vëllimin poetik Sorelle di Confine, shkrimtarja nga Berati sjell një zë të veçantë që udhëton mes gjuhëve dhe kulturave, duke afirmuar praninë e krijimtarisë shqiptare në skenën letrare italiane.