Këtë korrik, sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ngjitet në dy skena të rëndësishme evropiane, duke dhuruar emocione të paharrueshme për publikun në Francë dhe Angli. E njohur për interpretimet e saj shpirtërore dhe rolet dramatike që e kanë bërë të dashur në skenat më të mëdha të operës, Jaho vazhdon të prekë zemrat e audiencave në botë.