Për herë të parë, vepra nga Muzeu Marubi do të ekspozohen në një nga netët më magjike të Romës! Në kuadër të Notte dei Musei 2025, më 17 maj, muzetë e kryeqytetit italian hapin dyert deri në orët e para të mëngjesit, dhe Marubi bëhet pjesë e kësaj feste ndërkombëtare të artit, historisë dhe fotografisë.