Ditët e masterklasave në Villa Medici Giulini, në kuadër të Filippo Nicosia Award, ishin një udhëtim i paharrueshëm muzikor për Musica Nova “á Quattro”. Takimet me artistë të shquar si Boris Garlitsky (ish-spala e London Philharmonic Orchestra), Cristiano Gualco (violina e parë e Quartetto di Cremona), Peter Jarušek (violonçelist i Pavel Haas Quartet), Dimitri Hoffmann (violist dhe pedagog në Kalaidos University of Applied Sciences, Zvicër) dhe Jacques Ammon (pianist me karrierë ndërkombëtare, pedagog në Universität für Musik Leipzig) na dhanë jo vetëm njohuri të vyera, por edhe frymëzim për të parë më thellë muzikën. Këto ditë sollën jo vetëm dije dhe përvojë, por edhe miqësi të reja dhe besimin se muzika shqiptare mund të zhvillojë dialogun kulturor ndërkombëtar.


















