Njihuni me mezzo-sopranon Flaka Goranci – Zëri që i ka të gjitha

Flaka Goranci, një nga emrat më të spikatur të skenës operistike ndërkombëtare me një karrierë që shtrihet në teatrot më prestigjioze të Evropës. Ajo është vlerësuar për vokalin e saj të fuqishëm dhe të gjithanshëm. Kritika e cilëson si një artiste të jashtëzakonshme, me një zë të pasur që përfshin lirizmin, bel canton, coloraturën, dhe një repertor të gjerë nga vepra italiane, franceze, gjermane dhe sllave. Këtë verë, Flaka interpreton rolin e Flora Bervoix në operën klasike të Giuseppe Verdit, “La Traviata”, në teatrin e hapur Oper Burg Gars, Austri. Përformancat do të zhvillohen nga 12 korriku deri më 2 gusht 2025, përfshirë disa netë familjare që sjellin artin më afër publikut të gjerë.