Oda Haliti’s Albanian Playlist

Albanian Playlist e kësaj jave vjen nga DJ & Producer Oda Haliti — një përzgjedhje që përzien nostalgjinë me eksperimentimin, ku muzika shqiptare shpaloset në gjithë shumëllojshmërinë e saj. Nga zërat legjendarë e këngët e dashura të fëmijërisë, te ritmet urbane dhe tekstet sfiduese të brezit të ri. Një udhëtim personal nëpër kujtime, ndjesi dhe tinguj që nuk kanë nevojë për përkthim.