Një prej zërave më të fuqishëm dhe të dallueshëm të muzikës shqiptare, Rona Nishliu sjell për Culturalb një përzgjedhje të veçantë këngësh që pasqyron pasionin, emocionin dhe shumëllojshmërinë e skenës sonë muzikore. Playlist-i i saj lëviz mes ikonave të muzikës shqiptare si Nexhmije Pagarusha dhe Vaçe Zela, tingujve modernë të MC Kreshës & Lyrical Son, por edhe baladave të ndjera nga Elina Duni, Elsa Lila e shumë të tjerë. Një udhëtim që ndërthur nostalgjinë me zërin bashkëkohor të Shqipërisë.