“Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës” shënon edicionin e 5-të të Autostrada Biennale, i kuruar nga Erzen Shkololli (5 korrik–5 tetor 2025). Zhvilluar në Prizren, ku artistë nga gjenerata dhe gjeografi të ndryshme rikujtojnë e rizbulojnë hapësira historike – nga Kulla e Sahatit dhe Muzeu Arkeologjik, te Shtëpia e Shani Efendiut, Hamami i Gazi Mehmed Pashës dhe Autostrada Hangar në ITP. Një udhëtim i ndjeshëm mes së kaluarës e të tashmes, ku artdashësit mund të përballen me fuqinë e kujtesës dhe deziluzionit, rryma që zbulon momentet dhe pulsi që reflekton kohën që kalon. Mbështetur nga Culturalb dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.




