Skënder Sherifi – Poetët Ambulantë

Skënder Sherifi, autor, eseist, gazetar dhe studiues frankofon, ka ruajtur ndër vite një lidhje të thellë me Shqipërinë. Me një karrierë të spikatur në letërsi, media dhe mendim kulturor, Sherifi ka ndërtuar ura mes kulturave, duke promovuar identitetin dhe historinë shqiptare në hapësirën frankofone dhe më gjerë. Në Bruksel, më 17 tetor 2025, do të mbahet një event jubilar në nder të tij, një homazh zyrtar që shënon për herë të parë vlerësimin e një intelektuali shqiptar nga institucionet belge. Ky nderim, përfaqëson mirënjohjen ndaj kontributit të tij të jashtëzakonshëm në kulturës në nivel ndërkombëtar.